Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Kështu e ka pësuar një familje në Prizren.
Persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së familjes Bakiq, ku kanë arritur që të vjedhin para të gatshme.
Bazuar në dëshminë e pronarit të shtëpisë, i cili e ka denoncuar rastin në Polici, hajnat kanë vjedhur rreth 30 mijë euro që i kishte fshehur para disa muajsh.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.



Të tjera
Pamjet e turpshme nga Izraeli që po trondisin botën: cili është fati i aktivistit shqiptar nga Vlora?
Shkenca tregon çfarë duhet të bëjnë meshkujt, për të kryer më shpesh marrëdhënie intime
Aksion i Policisë në Prizren: Sekuestrohen mbi 3 kilogramë ari të padeklaruar