Modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka reaguar për herë të parë pas tërmetit që goditi sot Turqinë.
Përmes një postimi në Instagram Story, Taraku ka konfirmuar se ajo është shëndosh e mirë.
“Isha me babain në spital, pak metra larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur “babi, babi”, derisa e kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë. Ngjarja ishte e papërshkrueshme, ju betohem që ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që, nëse ballafaqohem me vdekjen, do të shkoja pa të. Nuk di ç’të them tjetër. Zoti i mbrojtë të gjithë dhe shpresoj që diçka më e keqe të mos ndodhë kurrë. Jam akoma e traumatizuar, por jemi mirë. Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe dashurinë”, shkroi Taraku.



Të tjera
Tottenhami do të ketë një mysafir special në ndeshjen ndaj Atletikos
Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike
Barcelona gati “Planin B” nëse dështon transferimi i Julian Alvarezit