Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, i ka cilësuar si takime produktive, ato me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun, kryeministrin Albin Kurti, dhe, me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin, transmeton KosovaPost.
Whitaker, në postimin e tij në ‘’X’’, ka thënë se Kosova po e rrit rolin e saj si kontribuuese në siguri, duke nisur nga roli i saj në Bordin e Paqes deri te kontributi i planifikuar me personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
‘’Takime produktive në Pristina me Ushtruesen e Detyrës së Presidentit Haxhiu, Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe ekipin. Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në siguri, nga roli i saj në Bordin e Paqes deri te kontributi i planifikuar me personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. E vlerësoj përkushtimin e Kosovës për të siguruar artikuj mbrojtës nga SHBA dhe zhvillimin e bazës së saj industriale të mbrojtjes. Partnerë më të fortë çojnë drejt një të ardhmeje më të sigurt’’, ka shkruar ai.



Të tjera
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka
Përdorimi i dezinfektuesit: A e dobëson sistemin imunitar?