Arsenali ka nevojë të madhe për një sulmues për sezonin e ri dhe shumë emra ka në listën e tyre të dëshirave.
Duke marrë parasysh se Victor Osimhen dhe Alexander Isak janë të shtrenjtë, Arsenali ka ndryshuar tanimë objektiva për repartin ofensivë.
“Unë e di që Arsenali dëshiron një sulmues dhe ata patjetër kanë nevojë për një pasi ata kanë nevojë për diçka ndryshe nga Gabriel Jesus. Më pëlqen Ollie Watkins nga Aston Villa”.
“Unë mendoj se ai do të ishte një profil i mirë për Arsenalin, ai mund të zgjerojë mbrojtjen dhe t’i ofrojë diçka ndryshe për dallim nga Jesusit. Ai është lloji i lojtarit që do të dëshironit të luanit në sulm me dikë tjetër. Ai është i shpejtë dhe inteligjent”.
“Një lojtar si ai do të ishte i mirë për Arsenalin, veçanërisht nëse ai luan me dikë që mund të lidhet me të në sulm. Jesus u lëndua sezonin e kaluar, por ju duhet një sulmues që mund t’ju shënojë 20 gola plus”, tha Gallas.
Jesus pati një sezon të paqëndrueshëm dhe zhgënjyes 2023/24 në Arsenal, duke humbur përfundimisht vendin e tij në formacionin fillestar ndaj Kai Havertz .
Topçinjtë dhe Mikel Arteta janë të hapur për të lënë brazilianin të largohet nga klubi këtë verë, por 27-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Emirates Stadium.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime