Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka pas humbjes ndaj Anglisë në çerekfinalen e EURO 2024-shit, është shprehur se është trishtim dhe zhgënjim kjo humbje, pasi sipas tij nuk e kanë merituar këtë.
Tutje, Xhaka tha se përkundër rezultatit final, ata janë krenarë se ku kanë arritur.
“Ndjenja fillestare është trishtim dhe zhgënjim, sepse nuk e meritonim të humbnim kështu. Nga ana tjetër, ne mund të jemi krenarë për veten tonë. Nga ndeshja e parë e deri më sot, ne vazhduam të përmirësoheshim dhe treguam karakter të madh, shpirt të madh ekipor dhe gjithmonë i thoshim vetes ‘të na mundin, do të duhet shumë’”, tha Xhaka.
Po ashtu, mesfushori shqiptar tha se mbështetja e tifozëve ishte e madhe, dhe thekson se ua kthyen këtë mbështetje më shumë se sa pritej.
“E pamë mbështetjen në stadium, e pamë mbështetjen në rrjetet sociale dhe në Zvicër. Për ne ishte shumë e rëndësishme t’u kthenim diçka. Unë mendoj se ne u kthyem atyre shumë më tepër sesa pritej”, tha më tej Xhaka.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani për jetëgjatësi
“Superushqimet” që s’duhet të mungojnë kurrë në kuzhinë
Shenjat përpara një sulmi kardiak