Xhelal Sveçla shkon në veri, reagon për shpërthimin në Zubin Potok: Akt terrorist, eksplozivi vjen nga…

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas shpërthimit që ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Ai ka cilësuar këtë rast si një akt terrorist, duke e quajtur një sulm ndaj një infrastrukture kritike.

“Pas lajmërimeve Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes. Meqë rast është parë se si rezultat i një akti terrorist, një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit është cilësuar si infrastrukturë kritike është dëmtuar”, ka thënë Sveçla nga vendi i ngjarjes, ku ishte së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën.

Nuk po flasim për armë të vogla. Po flasim për eksplozivë, që nuk është e lehtë të gjindet në tregun e zi. Kjo patjetër që vjen nga rezervat nga stoqet e eksplozivit të Serbisë”, ka thënë Sveçla.