Presidenti i Kinës ka mbërritur në Moskë për festimet vjetore të Ditës së Fitores në Rusi.
Xi Jinping mbërriti dje për bisedime me Vladimir Putinin, disa orë pasi dronët ukrainas shënjestruan Moskën, shkruan Sky News.
Ishte dita e tretë që Ukraina kishte synuar Moskën, me një nga aeroportet kryesore të qytetit të detyruar të pezullonte përkohësisht aktivitetet më pak se tre orë para mbërritjes së Xi-t.
Kur u pyet për sulmet ajrore nga të dyja palët në kryeqytetet e tyre përkatëse, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze nuk komentoi udhëtimin e Xi-së, duke shtuar se i vetmi “prioritet kryesor” është shmangia e një përshkallëzimi të tensioneve.



Të tjera
PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin
Tri shenjat e Horoskopit që do të jenë gratë më të mira
Kurti pret delegacionin e NATO-s, e quan orientues strategjik