Edon Zhegrova do të largohet nga Lille në fund të këtij sezoni.
Kjo vjen pas deklaratave të vetë futbollistit, i cili kishte thënë se nuk do të vazhdonte kontratën me klubin.
Disa klube të mëdha kanë shprehur interesim për yllin dardan, me Napolin e cila kishte tentuar të nënshkruante me të edhe në merkaton e janarit.
Mirëpo, sipas “Sport”, për 26-vjeçarin ka shprehur interesim gjiganti botëror, Barcelona e cila dëshiron të përforcohet në repartin e sulmit.
Zhegrova edhe më parë kishte shprehur dëshirën që të luante për Barcelonën, duke e cilësuar dhe si ëndërr të tijën.
Këtë sezon Zhegrova, ka bërë 21 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola dhe 2 asistime në të gjitha garat.



Të tjera
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestuar
Debati në Bundestag: Gjermania, mbështetëse e jashtëzakonshme e Kosovës
HIV në Kosovë: Një i vdekur e dy në spital – regjistrohen 9 raste të reja