Trajneri Bylbyl Sokoli është emëruar trajner i ri i Drenicës, duke arritur marrëveshje njëvjeçare.
Ai do ta zëvendësojë Megzon Visokën që u largua të martën nga klubi.
Drenica është në vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Parë me 18 pikë nga tetë ndeshje, me një pikë më pak se Vëllaznimi e një më shumë se Trepça.
Drenica me Megzon Visokën nuk kishte asnjë humbje në tetë ndeshjet e edicionit aktual, si asnjë skuadër tjetër në Superligë dhe në Ligën e Parë.



Të tjera
Shërbime të reja në kujdesin parësor për fëmijët, firmoset vendimi
Zbulohet më në fund kura për rënien e flokëve
Atmosferë e nxehtë në Madrid: mes debateve dhe hijes së Mourinhos, poshtërimi mund të vijë të dielën në “El Clasico”