Dy punëtorë u lënduan në ‘Trepçë’, gjatë kryerjes së punimeve në një trafo të rrymës.
Lidhur me këtë, media ka raportuar më parë, ndërsa edhe policia është deklaruar rreth rastit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Rreth orës 12:00, është pranuar një informatë se te ish-fabrika e akumulatorëve në Kombinatin Trepça në Mitrovicë janë lënduar dy persona të cilët kishin qenë duke kryer punime në një trafo të rrymës dhe të njëjtit ishin dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, tha Prekazi.



Të tjera
Italianët refuzojnë reformën gjyqësore, Meloni pranon humbjen
Lu*fta kundër Iranit është paradhomë e asaj kundër Turqisë?!
Kosova do ta kujtojë me mirënjohje