Këtë të diel do të luhet super derbi anglez në mes të Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.
Në shtatë përballjet e tyre direkte në Premier League, Liverpooli ka seri pozitive duke shënuar katër fitore, më të thellën më rezultat 70, teksa Unitedi ka veç një fitore dhe dy herë janë ndarë baras.
Liverpooli në shtatë ndeshjet e fundit, Unitedit i ka shënuar plot 21 gola, ndërsa ka pranuar vetëm katër gola, njofton Klankosova.tv.
Aktualisht Liverpooli gjendet në pozitën e parë me 45 pikë dhe dy ndeshje më pak të zhvilluara, ku është pesë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Arsenali.
Ndërsa, Unitedi gjendet në pozitën e 14-të, me vetëm 22 pikë nga 19 ndeshje, apo veç gjashtë pikë larg zonës që çon në një ligë më poshtë – Championship.
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit