Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të mërkurën në rrugën Stançiq- Gjilan ka ndaluar një automjet transportues (furgon) me targa vendore me drejtues B. F. (viti i lindjes 1976), ku gjatë kontrollit të saj është vërejtur se kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10 mijë euro.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në automjet janë gjetur dhe sekuestruar: dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme.
Ndërkaq, sipas njoftimit Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në raste penale. /
Të tjera
Nominimi në bazë të shortit i Nenad Rashiqit është i ligjshëm, Lista serbe nuk ka veto bllokuese në konstituimin e Kuvendit
Sorensen flet për vizitën në Beograd, thekson rëndësinë e normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Bllokohen autostradat në Tel Aviv – po rritet zemërimi i izraelitëve kundër Netanyahut