Rifillon gjyqi penal ndaj ish Presidentit Trump

Trump flet nga Haga: Kosova e Serba, mes çështjeve që dua të zgjidh

Presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur sërish konfliktin Kosovë–Serbi gjatë një deklarate për mediat pas Samitit të NATO-s në Hagë.

Duke komentuar mbi bisedat e tij me liderë botërorë, Trump tha se kohët e fundit ka qenë i përfshirë në përpjekje për të zgjidhur disa kriza ndërkombëtare, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shtoi se të premten priten në SHBA edhe përfaqësues nga Kongo dhe Ruanda, dy vende që aktualisht përballen me tensione të rënda.
Deklarata e Trump vjen në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka intensifikuar përpjekjet për të nxitur dialogun mes palëve.

The post Trump flet nga Haga: Kosova e Serba, mes çështjeve që dua të zgjidh appeared first on Kosovapost.net.

Të tjera

Vrasja në Ferizaj, “si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme”, i dyshuari e thirri vetë policinë, në oborr iu gjet arma dhe 4 gëzhojaPolicia e Kosovës ka dalë me informacione shtesë rreth ngjarjes tragjike që ndodhi dje në fshatin Balaj në Ferizaj, ku mbeti i vdekur një 40 vjeçar. Ngjarja sipas policisë rreth orës 19:42, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Balaj ka ndodhur një rast i vrasjes me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme të Stacionit Policor në Ferizaj, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, si dhe krimteknikët. Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, dhe nën autorizimin e tij kanë nisur hetimet. Hetuesit dhe krimteknikët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe të trupit të viktimës, ndërsa janë intervistuar edhe dëshmitarët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër (4) gëzhoja, ndërsa në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit është gjetur një armë zjarri (pistoletë), me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar gjithashtu: Një pushkë gjahu me 72 fishekë; Një pushkë ajrore. Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, që kulmoi në ditën kritike me një debat verbal, ku i dyshuari nxori armën dhe qëlloi katër herë në drejtim të viktimës, duke e lënë atë të vdekur. Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ka njoftuar Policinë për rastin dhe vendndodhjen e tij, ku më pas është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, për procedura të mëtejme hetimore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës I.R. (M/K), i lindur më 1987, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari B.R. (M/K), i lindur më 1974, është ndaluar për 48 orë. Rasti është iniciuar si “Vrasje” dhe hetimet janë në vazhdim.