Blerta Deliu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka theksuar se ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme, transmeton KosovaPost.
Përmes një postimi në “Facebook”, Deliu ka nënvizuar se pa pasur ende një deklaratë nga Policia e Kosovës për përfundimin e kontrollit për bombë ne Kuvend, dërgohet ftesa për seancë.
“Pa dashur të hyjmë në spekulime, por ftesa për seancë në orën 20:00 është, të paktën, e çuditshme. Kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia. E megjithatë, dërgohet ftesa për seancë – sikur gjithçka është në rregull”, ka shkruar Deliu.
Ajo ka pyetur se si po e di kryesuesi se ambientet janë të sigurta dhe se puna mund të vazhdojë pa asnjë pengesë.



Të tjera
PSG refuzon ta shesë Kvaratskhelia, por Arsenali ka plane më të mëdha për sulm
10 gabimet që bëni kur debatoni me partnerin
Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, në fokus siguria rajonale