Policia e Kosovës gjegjësisht Drejtoria Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë gjatë ditës së sotme ka arrestuar 4 zyrtarë e ish zyrtarë komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas burimeve të KosovaNews brenda Policisw së Kosovës bëhet fjalë disa drejtorë e ish- drejtorë të Komunës së Gjakovës dhe zyrtarë ligjor në këtë komunë.
Personat e arrestuar dyshohen se në vitet 2018 dhe 2019 kanë keqpërdor detyrën zyrtare, duke lëshuar kundërligjshëm pëlqime e vendime, fjala është për prona shoqërore e rrugë publike dhe Dëmi i shkaktuar konsiderohet që kap shifra milionshe.



Të tjera
Juventusi vendos çmimin për shitjen e Edon Zhegrovës
OBSH: Shpërthimi i hantavirusit në anije nuk është COVID-i i radhës
Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit