Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se gjatë sezonit të dimrit do të subvencionet faturat e energjisë elektrike për familjet e cenueshme.
Ai ka njoftuar se mbledhjen e Qeverisë është miratuar programi për Subvencionimin e Faturave të Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme.
“Familjet që kanë qenë përfituese nga programi në vitin e fundit nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë përveç në rastin kur e kanë ndryshuar vendbanimin dhe orëmatësin e energjisë elektrike. Programi në fjalë mbështet familjet e cenueshme që kanë të ardhura mesatare më pak se 150 euro/muaj/anëtar, dhe që kanë prona të paluajtshme me vlerë më pak se 100,000 euro. Subvencionimi aplikohet për faturat e periudhës tetor-mars, dhe paguhet direkt në llogari të konsumatorit, pas leximit të orëmatësve – pra në muajin pasues”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim qytetarët do të njoftohen për detaje sa u përket aplikimeve të reja dhe/apo ndryshimeve të orëmatësve.
Të tjera
Belgjika s’tregon se a do burgje në Kosovë, Qeveria Kurti thotë se s’ka nisur ndonjë ‘pazar’ me ta, e as s’ka kompetenca
Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”
Bie çmimi global i naftës