Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, transmeton KosovaPost.
Kështu bën të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.
Tutje thuhet se gjatë qëndrimit në Londër, Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit.”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%
22-shi i PDK-së, Besim Hasani: Nesër do të votojmë për jetën e secilit prej nesh, për të ardhmen tonë!
Fadil Geci për kandidimin e djalit të vëllait me listën e VV-së- ‘Eshtë mirë që ka mendim të kundërt’