Shkruan: Fadil Pushkolli
Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, të drejtuara ndaj liderit të Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami, ku ai e paralajmëron se “do të pësosh si Ali Ahmeti”, janë të papranueshme, provokuese dhe të rrezikshme për bashkëjetesën ndëretnike në vend.
Ky lloj gjuhe nuk i ka hije një kryeministri të një shteti që synon integrimin në Bashkimin Evropian. Në vend që të promovojë bashkëpunim, stabilitet dhe respekt, Mickoski po përdor retorikë kërcënuese që ngjan me fjalorin e viteve të konflikteve dhe përçarjeve etnike.
Është e qartë se kryeministri po tenton të provokojë opinionin shqiptar për përfitime të brendshme politike. Por shqiptarët e Maqedonisë nuk janë më peng i politikave të frikës — ata janë faktor shtetformues dhe kërkojnë respekt e barazi, jo kërcënime.
Mickoski duhet të fokusohet në problemet reale të qytetarëve: varfërinë, emigrimin masiv dhe korrupsionin që po e gërryen shtetin.
Kjo retorikë është një provokim i pastër politik, dhe nëse Mickoski mendon se mund ta ndërtojë qeverisjen mbi nxitje ndëretnike, atëherë po gabon rëndë.
Shqiptarët nuk frikësohen më nga askush – aq më pak nga fjalë boshe që kujtojnë të kaluarën e errët të këtij rajoni.



Të tjera
Si të thoni me mirësjellje se jeni të zënë
BE mirëpret konstituimin e kuvendeve në 20 komuna të Kosovës
Ndikimi i Muriqit në skuadër më i madh se i Mbappes e Haalandit