Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është “e hapur për kontakte të vazhdueshme” me Departamentin e Shtetit të SHBA-së për një takim të mundshëm midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, sipas zëdhënëses Maria Zakharova, shkruan CNN.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, nga ana e saj, është e hapur për kontakte të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, në zbatim të mirëkuptimeve të arritura gjatë bisedës telefonike midis presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së më 16 tetor”, u tha Zakharova gazetarëve sot.
Ajo shtoi se ministria e jashtme pret që administrata Trump të vazhdojë të ndajë “konsideratat dhe motivet” e saj lidhur me “hapat që po ndërmerren” drejt një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë – atë që ajo e përshkroi si një “zgjidhje ukrainase”.
Trump dje njoftoi anulimin e një takimi të pritshëm midis tij dhe Putinit në Budapest.



Të tjera
Mënyra si ecni zbulon shumë për personalitetin tuaj
7 gjërat që një femër vëren së pari te një mashkull
Këto janë ushqimet që ju ngopin dhe nuk shtoni në peshë