Nënkryetarja e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, në një intervistë në FRONTAL është pyetur rreth përpjekjeve për krijimin e institucioneve të reja, shkruan Gazeta Express.
Ish-ambasadorja është pyetur nëse PDK do të provojë të krijojë një qeveri të re në rast se Kurti do të dështojë, megjithatë ajo është shprehur se është shumë vonë dhe se zgjedhjet janë të pashmangshme.
Çitaku ka thënë se pas shpalljes së rezultateve të 9 shkurtit, PDK kishte pasur takime për këtë çështje, por mungesa e numrave kishte qenë problematika kryesore.
“Ne kemi bërë përpjekje menjëherë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor. Kemi pasur takime me liderët për të ndërtuar shumicë parlamentare. Por në atë kohë është bërë e qartë që kemi mungesë numrash. Por tash, është bërë shumë vonë. I ka humbur kuptimi këtij Kuvendi. Që nga muaji shkurt e deri në tetor, e turpshme çfarë shfaqjesh kemi parë”, ka thënë Çitaku.
“Ne duhet të shkojmë në zgjedhje të reja.Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, që të kemi rikonfirmim të vullnetit të qytetarëve”, ka shtuar ajo.



Të tjera
Makaronat nuk të shëndoshin, janë të mirë për shëndetin
10 hapa që të mos mërziteni nga jeta
Këto janë ushqimet që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve