Arian Tahiri e ka uruar Faton Pecin për fitoren në Mitrovicë-Jugu. Kandidati i PDK-së ka thënë se e respekton vullnetin e popullit.
“Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për kryetar të Mitrovicës Jugu. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.
Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim.
Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën Jugu.
Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës -Jugu dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë”, shkruan Tahiri në Facebook.



Të tjera
Libri qetëson më shumë se gjumi
KFOR: Ushtarë çekë, moldavë dhe italianë patrullojnë për siguri dhe lëvizje të lirë në Kosova
Vuani nga depresioni dimëror, ja çfarë këshillon psikiatri