Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat mbi performancën financiare të kompanisë së ujësjellësit “Ibër-Lepenci”, pas publikimit të djeshëm të bisedave të kryeshefit të kësaj kompanie.
Murati thotë se deri në vitin 2022, kjo ndërmarrje kishte punuar me humbje, teksa vetëm nga viti 2022 e tutje, ka nisur të operojë me fitim.
“Sa herë që i dëgjoni piskamat e tyne, dijeni që pa dashje ua kemi shpu me gjylpanë dorën që e kanë pasur të futur në thes, teksa kemi qenë duke e qepur thesin e shqyer”.
Kjo më poshtë është performanca financiare e “Ibër-Lepencit” në 10 vjetët e fundit. Siç edhe shihet, ndërmarrja vetëm prej vitit 2022 e këtej ka filluar të operojë me fitim, kurse të gjithë vitet e tjerë paraprakë ka operuar me humbje 3-4 milionë euro në vit.
I lus mediat e pavarura të na tregojnë se kush ka udhëhequr “Ibër-Lepencin” përgjatë viteve sa ka punuar me humbje milionëshe”, shkroi Murati.



Të tjera
Mblidhet Qeveria në detyrë
Kapet në Jarinjë një serb me 10 mijë euro të padeklaruara
Shenjat se hormonet po ju shkaktojnë shtim peshe rreth beli