Nenad Rashiq ende nuk e di nëse do të jetë pjesë e kabinetit të propozuar nga Albin Kurti në Qeverinë Kurti 3.
Në një prononcim, Rashiq ka thënë se deri më tani nuk ka pasur asnjë takim apo bisedë me Kurtin lidhur me këtë çështje.
“Ende nuk e di a do të jem ministër, ende nuk kemi pasur ndonjë bisedë me mandatarin për formimin e qeverisë deri në këtë moment”, ka thënë ai për Indeksonline.
Sikurse në propozimet e mëparshme të Kurtit, por edhe të Konjufcës, Rashiq kishte qenë i propozuar për ministër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
“Po përgjigjem pak me humor, nëse ndodh atëherë kjo është e treta e vërteta, është e mundshme që të jem i propozuar”, është shprehur ai.
Theksojmë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Rashiq arriti të sigurojë 3,851 vota.



Të tjera
Dëshironi të dini se si duket fabrika e parave? (Video)
Zelensky sfidon Putinin: Eja në Kiev nëse guxon
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë