Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë për RTV21 tha se fillimisht do të shohin se kush do të jetë kandidati i LVV-së për kryeparlamentar dhe më pas do të vendosin nëse do të votojnë për apo kundër.
Sipas tij, LVV-ja nuk duhet të ndjekë praktikat e seancave të kaluara konstituive për mos transparencë.
“Do të shohim së pari se kush do të jetë kandidati për kryeparlamentar. Uroj që të mos bëhet përsëritje e gabimeve të seancës konstituive të kaluar. Në përputhje me emrin e kandidatit dhe me vendimin që do ta marrim nesër në mbledhjen e grupit parlamentar, do të veprojmë nëse do të votojmë apo jo. Unë nuk kam informacion se kush do të jetë kandidat.”, tha Haliti.



Të tjera
Konferenca e Mynihut nga 13-15 shkurt, pjesëmarrës edhe Osmani, Kurti dhe drejtori i AKI-së
Gjest i veçantë, Neymar i dërgon fanellën e tij Messit
Aktorja padit qeverinë shqiptare, kërkon ndalimin e përdorimit të imazhit të saj për “Diellën”