Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj imazhit të gjeneruar nga inteligjenca artificiale që ka qarkulluar sot lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, i cili, sipas saj, është publikuar nga grupe pro-pushtetit, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se qëndrimet e saj politike dhe kombëtare janë të qarta dhe konsistente, dhe se këto imazhe digjitale janë tentativë për të banalizuar çështje të rëndësishme përmes manipulimeve.
Ymeri theksoi angazhimin e saj të vazhdueshëm në shërbim të Kosovës dhe shprehu shqetësim për zgjatjen e proceseve gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke kërkuar një proces të paanshëm dhe të drejtë.



Të tjera
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Kosovës në BE
104 të zhdukur në Mitrovicë, Haxhiu kërkon intensifikim të punës institucionale
Freskia e ditëve të nxehta, çaji i ftohtë bimor