Ambasadori gjerman në Kosovë ka deklaruar se pritshmëritë lidhur me punën e Dhomave të Specializuara në Hagë janë që proceset gjyqësore të përmbyllen me vendime të drejta dhe të pranueshme për të gjithë palët.
Në intervistën për emisionin “Politiko”, ambasadori u shpreh se pret që vendimet e fazës përfundimtare ndaj ish-komandantëve të UÇK-së të jenë rezultat i një procesi të pavarur dhe të drejtë gjyqësor.
“Shpresoj dhe pres që të ketë vendime të drejta dhe që këto vendime të pranohen nga të gjithë si vendime të një gjykate të pavarur”, ka deklaruar Rudolph.



Të tjera
Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik
Bajrami dhe Hoti bojkotuan mbledhjen e Kryesisë ku u vendos për të garuar bashkë me Vjosa Osmanin
Qeveria në detyrë mban mbledhje, miraton një vendim