Policia e Shtetit të Shqipërisë ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar këtë periudhë si muajin e sakrificës, solidaritetit, durimit dhe respektit për njëri-tjetrin, vlera që bashkojnë shoqërinë.
Në mesazhin e saj, Policia uron që ky muaj të sjellë mirësi, begati dhe paqe në çdo familje shqiptare.
“Mirënjohje për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që do të agjërojnë duke qenë njëkohësisht në shërbim, larg familjeve, në rrugë, në patrullë dhe në çdo detyrë ku i kërkon përgjegjësia. Ju mbani mbi supe uniformën dhe detyrën, por edhe durimin e besimit dhe kjo e bën shërbimin tuaj edhe më të madh. Falënderim dhe respekt për përkushtimin e dyfishtë ndaj besimit dhe ndaj ligjit. Gëzuar Muajin e Ramazanit! Agjërim të lehtë dhe Zoti jua pranoftë sakrificën”, thuhet në urim.



Të tjera
Udhëheqësit botërorë mblidhen në Uashington për takimin e parë të Bordit të Paqes të Trump
Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi