Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë javë me ndeshjet e xhiros së 33-të, një fazë vendimtare e sezonit ku pritet të përcaktohen kampioni, skuadrat që sigurojnë garat evropiane dhe ato që bien nga liga.
Elita e futbollit kosovar tashmë ka hyrë në momentet kyçe, ndërsa kjo xhiro konsiderohet ndër më përcaktueset e edicionit, për shkak të disa përballjeve direkte që mund të ndikojnë në fatin e shumë ekipeve.
Java hapet të mërkurën me derbin e kryeqytetit mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës, takim që zhvillohet në Hajvali nga ora 15:00.
Vëmendja zhvendoset të shtunën në Gjilan, ku lideri Drita përballet me Ballkanin. Kampionët në fuqi janë vetëm një hap larg titullit dhe një fitore në këtë duel do t’i shpallte matematikisht kampionë të Kosovës.
Po të shtunën zhvillohet edhe një përballje tjetër e rëndësishme në Skenderaj, ku Drenica pret Gjilanin, në një ndeshje me peshë për objektivat e të dy skuadrave.
Xhiro mbyllet të dielën me dy takime të tjera: Llapi përballet me Dukagjinin në Podujevë, ndërsa Ferizaj pret Malishevën.
Superliga / Xhiro e 33-të
E mërkurë:
15:00 – Prishtina e Re – Prishtina (Hajvali)
E shtunë:
16:00 – Drita – Ballkani (Gjilan)
16:00 – Drenica – Gjilani (Skenderaj)
E diel:
16:00 – Llapi – Dukagjini (Podujevë)
16:00 – Ferizaj – Malisheva (Ferizaj)



Të tjera
Maqedonci dhe Sveçla në SAHA EXPO, synohet rritja e marrëdhënieve në sektorin e mbrojtjes
U.D. Presidentja Haxhiu fton Bashkimin Evropian të dërgojë Mision Vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit
Rrëzohet qeveria rumune