Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Komuna e Fushë Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi që synon realizimin e projekteve kapitale në këtë komunë.
Me këtë marrëveshje, KEK-u merr përsipër përgjegjësinë sociale për të investuar në zonat ku vepron si formë kompensimi për dëmet e shkaktuara nga veprimtaria energjetike.
Kryetari i Komunës së Fush Kosovës , Valon Prebreza , vlerësoi gatishmërinë e KEK-ut, duke theksuar se ky bashkëpunim do të kthehet në të mira materiale për qytetarët.
“Kuadri i këtij memorandumi…janë lehtësimi edhe gjetja e mënyrave të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Korporatës Energjetike të Kosovës, ku duke u bazuar që përgjegjësia sociale që ka KEK-u ndaj banorëve të Fushë Kosovës, rreth rrethinës, e cila dëmtohet nga veprimtaria e KEK-ut, është e domosdoshme që edhe KEK-u të bëjë disa investime, në mënyrë që t’i kthehet një dëm që i shkaktohet, t’i kthehet në të mira materiale, duke investuar në projekte kapitale. Po shpresojmë shumë që në këto projekte kapitale, do të kemi mbështetje të vazhdueshme nga Korporata Energjetike e Kosovës, një memorandum i tillë është dashur të nënshkruar para disa vjetësh, por një vullnet i tillë nuk ka ekzistuar në të kaluarën”, tha Prebreza.
Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, tha se ky bashkëpunim është dashur të ndodhte shumë më parë, por vetëm tani u plotësuan kushtet.
Ai shtoi se me këtë marrëveshje, KEK-u zotohet për përkrahje direkte për komunitetin, ndërsa komuna do të ofrojë koordinim dhe lehtësime administrative për nevojat e KEK-ut.
“Ne e nënshkruam nje memorandum të mirëkuptimit me komunën e Fushë Kosovës , i cili është dashur të jetë nënshkruar shumë më parë, mirëpo tash u plotësuan kushtet dhe e nënshkruam një gjë të tilëe. Do të bëjmë një koordinim dhe bashkëpunim institucional, kryesisht që lidhet me çështje administrative për Korporatën Energjetike të Kosovës si dhe përkrahje nga KEK-u për komunitetin e Fushë Kosovës, sepse në operacionet tona i kemi edhe në Komunën e Fushë Kosovës dhe kemi përgjegjësi sociale që t’i ndihmojmë qytetarët e Fushë Kosovës”, tha Hashani.



Të tjera
Dua të shpëtoj njerëz, nuk më intereson me çfarë çmimi
Marrëdhënia ShBA-Kosovë, mban potencial të fortë
“Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për abuzimin se”sual me fëmijët online”, Spanja kërkon hetimin e kompanive të rrjeteve sociale