Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka shtruar iftar për gratë e Departamentit të Grave të Bashkësisë Islame të Kosovës, shkruan KosovaPost.
Në këtë iftar mori pjesë dhe deputetja mitrovicase, Arjeta Fejza, e cila tha se sofra e iftarit mbetet një moment i veçantë.
Postimi:
Me shumë kënaqësi sonte mora pjesë në iftarin e shtruar nga Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu për gratë e Departamentit të Grave të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Sofra e iftarit mbetet një moment i veçantë që na bashkon dhe na kujton vlerat e Ramazanit, mirësinë, solidaritetin dhe afërsinë mes njerëzve.



Të tjera
5 gjëra që gratë e suksesshme bëjnë për vit të ri
11 shenja të personave vërtet origjinalë
10 burimet kryesore të stresit te fëmijët