Paris Saint-Germaini nuk i harron kurrë ata që kontribuuan në suksesin historik të sezonit të kaluar.
Gjiganti francez në fakt ka vendosur t’i shpërblejë krejt punëtorët për triumfin në Ligën e Kampionëve, ku e kishte mposhtur në finale Interin.
Parisienët në fakt kanë vendosur t’i shpërblejnë mbi 700 punëtorë me një bonus prej 5,140 euro secilin për ta festuar sezonin historic 2024/25, raporton medium francez “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.
Në fakt, ky bonus është ndarë në dy këste: pagesa e parë nga 4,500 € dhe pjesa tjetër 640€.
Këtë e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i klubit parisien, Victoriano Melero.
Ky është një shpërblim për angazhimin e të gjithë ekipit administrativ dhe operativ, jo vetëm të ekipit të futbollit.
Falë rritjes komerciale dhe sukseseve në fushën e blertë, klubi parisien së fundmi e ka arritur buxhetin rekord prej 837 milionë eurosh.
Në këtë rast, rreth 4 milionë prej tyre u ndanë për t’i shpërblyer punëtorët e klubit.
PSG-ja është njëri prej klubeve që qëndrojnë më së miri financiarisht në Evropë.



Të tjera
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve
Pacolli: Investimet në Bjeshkët e Junikut të bëhen në harmoni me mjedisin
“Putin tërheq fijet edhe në Serbi” – Vuçiç përplaset me kryeministrin e ri hungarez