Barcelona synon shitjen e lojtarit për 30 milionë euro, që ta regjistrojë Rashfordin – Ekonomia Online

Rashford ul pagën për të qëndruar te Barcelona

Barcelona ka disa vendime të rëndësishme për të marrë para hapjes së afatit kalimtar veror në fillim të korrikut, dhe një nga çështjet kryesore lidhet me të ardhmen e Marcus Rashford, huazimi i të cilit përfundon në fund të sezonit.

Rashford ka bindur me paraqitjet e tij që nga transferimi në Kataloni, por aktualisht kjo nuk mjafton që Barcelona të aktivizojë opsionin e blerjes nga Manchester United. Klubi katalanas preferon një tjetër marrëveshje huazimi në vend të një transferimi të përhershëm, por drejtuesit në “Old Trafford” kanë bërë të qartë se kjo nuk është një mundësi.

Sulmuesi anglez së fundmi konfirmoi dëshirën për të qëndruar përgjithmonë te Barcelona dhe madje ka pranuar një ulje prej 40 për qind të pagës për ta bërë të mundur këtë transferim.

Sipas “MD”, Rashford ka bërë edhe hapa të tjerë për ta lehtësuar financiarisht Barcelonën, duke pranuar që kostoja e transferimit të shpërndahet në pesë vite në vend të tre viteve, siç ishte planifikuar fillimisht.

Rashford ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare me Barcelonën, por kjo do ta bënte më të shtrenjtë regjistrimin e tij për klubin. Nëse shuma shpërndahet në pesë vite, atëherë barra financiare do të ishte më e vogël dhe kjo do të rriste mundësinë që katalanasit të vazhdojnë me marrëveshjen.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të lojtarit, Barcelona aktualisht është më afër vendimit për të mos e transferuar përfundimisht Rashfordin. Vendimi final do të merret nga trajneri Hansi Flick.

Nëse Flick e bën të qartë se dëshiron ta mbajë sulmuesin anglez në skuadër, drejtori sportiv Deco do të duhet të gjejë një mënyrë që marrëveshja të realizohet pa ndikuar negativisht në planet e tjera të klubit në merkato.

Vendimi i Flick pritet të bëhet i ditur në javët e ardhshme, ndërsa deri atëherë Rashford do të vazhdojë të presë, edhe pse po bën gjithçka për ta bindur Barcelonën.