Kombëtarja e Zvicrës synon rezultate të lakmueshme në Kampionatin Botëror që mbahet gjatë verës në SHBA, Kanada e Meksikë. Selektori i Zvicrës, Murat Jakin ka folur edhe për kapitenin Granit Xhaka.
Kapiteni juaj, Granit Xhaka, duket se te Sunderland është zhvilluar edhe më shumë si lider. Si e shihni ju këtë?, është pyetja e mediumi zviceran “Blick”.
“Ai është lider i lindur. Roli i kapitenit dhe udhëheqësit e përmbush jashtëzakonisht shumë. Për të, kjo nuk është presion shtesë, përkundrazi, ai lulëzon edhe më shumë në fushën e lojës”, tha Murat Yakin.
Si e keni vlerësuar kalimin e tij te Sunderland një vit më parë?
Sa i përket kalimit të Xhakës në Sunderlna, ka thënë: “Atëherë mendova vetëm një gjë: Graniti është shumë i mirë për të mos luajtur më në nivelin më të lartë.
Pse?
“Kalimi te Sunderland është tipik për Granitin.
Kur një ditë të jetë trajner, këto situata do t’i ndihmojnë dhe ai e di shumë mirë këtë”, ka nënvizuar ai.
A do të mbetet Granit Xhaka me ju në kombëtare edhe pas Kampionatit Botëror? Ai vetë kishte thënë dikur për
‘Blick’ se ky Botëror mund të ishte turneu i tij i fundit me kombëtaren?



Të tjera
Pesë pyetjet që duhet bërë doktorit pas analizave të gjakut
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?