Procesi për përfitimin e subvencionit prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat është ende në fazën e aplikimit, ndërsa ekzekutimi i pagesave nuk ka nisur.
Nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur se afati për aplikim mbetet i hapur deri më 5 qershor, prandaj aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për numrin e përfituesve.
Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, tha se vetëm pas përfundimit të afatit do të mund të dihet numri i saktë i aplikuesve.
Ju njoftojmë se aplikimi është i hapur deri më 5 qershor. Vetëm pas përfundimit të afatit për aplikim mund të kemi të dhëna të sakta”, ka deklaruar Shahini.
Ndryshe, qeveria ka miratuar masën për mbështetjen e punëtorëve të sektorit privat me nga 100 euro, ndërsa pagesat pritet të ekzekutohen pas përfundimit të procesit të aplikimit dhe verifikimit të të dhënave.



Të tjera
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës
Djali i Afrim Bunjakut bashkohet me 298 kadetë në aksionin human për dhurim gjaku
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë detyrat e Kosovës