Superylli me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se i ka dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë. Sipas materialit, më 31 maj këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, aktorin Callum Turner, në një ceremoni tejet private në Londër.
Megjithatë, duket se ky ka qenë vetëm një hap i parë, pasi “festa e vërtetë” pritet të zhvillohet ditët në vijim.
Edhe pse gjithçka po mbahet hermetike, raportimet e fundit flasin për një listë të mundshme të ftuarish dhe performuesish ku përmenden emra si Elton John, Charli XCX, si dhe figura të rëndësishme të modës globale.
Pavarësisht sekreteve që e rrethojnë këtë ngjarje, një detaj – sipas burimeve – duket se është i sigurt: në këtë organizim treditor pritet të mos mungojë as atmosfera shqiptare.
Burime të sigurta i kanë bërë të ditur Prive By Liberta Spahiu se në dasmën e Dua Lipës do të performojë Sinan Vllasaliu, një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të muzikës shqiptare.
Mbetet të shihet nëse në mesin e të ftuarve apo performuesve do të ketë edhe emra të tjerë nga estrada shqiptare.



Të tjera
Arsyeja pse duhet t’i lani peshqirët e kuzhinës veçmas nga rrobat tjera
“U përfolën për lidhje” – Loredana Brati sqaron më në fund të vërtetën për raportin me Gjestin!
Transformim i pabesueshëm! Fatmir Spahiu shokon rrjetin – 90 kilogramë më pak dhe mezi njihet!