Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Mirvete Baraliun për veprat penale të sulmit dhe kanosjes në rastin e sulmit ndaj gazetareve të lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha.
Sulmi kishte ndodhur në prill të vitit 2024, dhe gazetaret kishin kërkuar trajtim mjekësor pas rastit, me Lindita Berishën që ishte shtatzënë në atë kohë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një reagim tha se e mirëpret këtë vendim të shkallës së parë, dhe e sheh si fitore në avokimin e vazhdueshëm që sulmet ndaj gazetarëve të dënohen.



Të tjera
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane
Autoriteti turk i konkurrencës nis hetim dhe vendos masa të përkohshme ndaj Meta-s për praktikat në IA
Selektori i ri paralajmëron: Do të ketë ndryshme të Kombëtarja e Shqipërisë