Serbia po ndjek model të ngjashëm me Rusinë, thotë Kearns

Serbia po ndjek model të ngjashëm me Rusinë, thotë Kearns

Deputetja britanike dhe anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alicia Kearns, ka bërë deklarata të forta gjatë diskutimeve para miratimit të një raporti që lidhet me funksionimin e institucioneve në Serbi.

Kearns theksoi se mënyra se si një shtet i trajton fqinjët e tij reflekton drejtpërdrejt mënyrën se si ai qeveris brenda vendit.

“Mënyra se si një qeveri i trajton fqinjët, tregon se si e trajton veten. E shohim në Rusinë e Putinit: luftë jashtë e heshtje brenda. Të njëjtën formë e shohim në Serbi. Duke i mbështetur njerëzit që sulmuan. Duke i strehuar sulmuesit që qëndrojnë prapa sulmit në Banjskë. Jo, duke i armatosur ata…sepse mund t’i shikoni numrat serikë në ato armë”, ka thënë Kearns.