Autoriteti i aviacionit civil të Iranit njoftoi të martën se ka rihapur pjesën perëndimore të hapësirës ajrore të vendit, transmeton Anadolu.
“Hapësira ajrore perëndimore e vendit, ashtu si edhe ajo lindore, është aktivizuar operacionalisht dhe funksionon 24 orë në ditë”, raportoi transmetuesi shtetëror iranian IRIB, duke cituar autoritetin.
Ai tha se janë krijuar kushtet e nevojshme për të lejuar fluturimet e brendshme dhe tranzite mbi hapësirën ajrore iraniane.
“Të gjitha aeroportet në vend lejohen të operojnë në përputhje me kushtet e përcaktuara në Publikimin e Informacionit Aeronautik (AIP)”, thuhet më tej.
Autoriteti i aviacionit sqaroi se aeroportet në Kish dhe Asaluyeh në jug të Iranit do të operojnë gjithashtu nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.



Të tjera
Mot i paqëndrueshëm të mërkurën, priten rrebeshe shiu e breshër
Kujdes, këto ushqime ju plakin!
Ja pse meshkujt duhet të hanë sa më shumë fruta të thata