Deputeti i AAK-së dhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, i pyetur rreth ndonjë koalicioni për kryeqytetin, ka thënë se ende s’ka menduar se çfarë do të bëjnë, shkruan Gazeta Express.
Berisha ka thënë se po presin se kush do t’ua bëjë ofertën më të mirë dhe se ende s’ka ndonjë ofertë zyrtare.
“Nuk kam mëndu ende çka kemi me bo në Prishtinë. I kemi pritë rezultatet. Do të shohim se kush na bën ofertë më të mirë”, ka potencuar deputeti i AAK-së në emisionin Frontal në T7.
“Ka oferta personale prej njerëzve e ide, por ende s’kemi zyrtare diçka”, ka thënë Bekë Berisha.



Të tjera
Gjashtë ushqimet më të mira për rigjenerimin e qelizave
Si t’i lehtësoni dhimbjet e fytit
Gjërat që s’duhet t’i bëni në takimin e parë