Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.
Pllana tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.



Të tjera
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1