Screenshot 22 4 780x439

Aplikacionet e YouTube Music dhe Amazon Music edhe në Tesla

Tesla ka arritur të krijojë shumë partneritete me zhvillues të rëndësishëm softuerësh për t’i transferuar aplikacionet e tyre në veturat e saj.

Ndërsa njerëzit kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në veturat e tyre, teknologjia brenda automjeteve është avancuar për t’i lejuar drejtuesit të lidhen me ekosistemin tjetër që përdorin zakonisht ndërsa janë jashtë veturave.

Android, iOS, Windows dhe Mac OS janë vetëm disa nga sistemet operative që ofrojnë qasje në aplikacione dhe shërbime të ndryshme, shkruajnë mediat e huaja.

Sidoqoftë, Tesla në pronësi të Elon Musk nuk po përdor asnjë nga ekosistemet që lidhen me këto sisteme operative si Android Auto dhe Apple CarPlay.

Por, kjo nuk duket të jetë një problem për Tesla OS, i cili tashmë u ofron drejtuesve të Tesla-s qasje në pothuajse të gjitha aplikacionet dhe shërbimet e rëndësishme që ofrojnë sistemet e tjera operative.

Fatkeqësisht, deri vonë kanë munguar dy shërbime, Amazon Music dhe YouTube Music.

Kjo është gati të ndryshojë pasi Not a Tesla App raporton se të dy shërbimet e transmetimit të muzikës po vijnë në Tesla EV.

Me sa duket, disa modele po marrin një përditësim të ri, i cili ndër të tjera shton mbështetjen për Amazon Music dhe YouTube Music.

Në mënyrë të veçantë, Tesla S, Tesla 3, Tesla X dhe Tesla Y janë të pranueshëm për këtë përditësim, i cili pritet të jetë i disponueshëm shumë shpejt.