Nazmi Mulaku, i cili pretendonte se është mjek popullor u arrestua para pak ditësh. Ai u arrestua në Vushtrri bashkë me një person tjetër, të cilët dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Mitrovicë u ka bërë apel të gjithë personave që janë dëmtuar të paraqiten në prokurori, transmeton Telegrafi.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.
Nazmi Mulaku, i njohur në “TikTok”, si Nazmi Bio Mulaku, publikonte në vazhdimësi video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni etj.
Në disa video, ai shihet duke keqtrajtuar edhe disa qytetarë.
Lidhur me veprimtarinë që ai ka ushtruar, Telegrafi kishte pyetur para disa muajsh Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Të tjera
Olta Gixhari, opinioniste e Big Brother Vip Kosova 3
Kush është bukuroshi që e shoqëroj Kaderin mbrëmë?
Bekë Berisha: Qysh çohet burri me musteqe i thotë babë Kurtit