Të shtëna me armë janë raportuar pasditen e sotme në qendër të Podujevës, duke shkaktuar panik te qytetarët, bëjnë të ditur burimet e Tëvë1.
Një person i armatosur me një armë të gjatë, që dyshohet të jetë kallashnikov, ka terrorizuar qytetarët. Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti, si dhe nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të të përfshirëve.
Lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti:
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar. Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.”
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.



Të tjera
Ushtroni jogën me Miranda Kerrin
Çfarë i ndodh trupit nëse e hani vetëm një trangull në ditë?
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?