Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë njofton se ka arrit të sigurojnë informata/prova, të cilat dëshmojnë se pala ankuese/viktima M. K. (Pronar i një Kompanie Ndërtimi), shtetas i huaj me leje qëndrimi te përkohshme në Republikën e Kosovës, është kushtëzuar/penguar në realizimin e punimeve të ndërtimit nga një punonjës, respektivisht Inspektor i Punës në kuadër të Inspektoratit të Punës G. B., i cili dyshohet se ia ka kërkuar 2000.00 euro ryshfet që ta lejoj të punoj, në të kundërtën i Inspektori i ka thënë ankuesit se do t’ia ndërpres punimet që është duke i realizuar me kompaninë e tij.
“Për gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në konsulta të vazhdueshme me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore ne Prishtinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra (sigurimit të dëshmive/parat e sekuestruara nga i dyshuari te pranuara ne formë ryshfeti, sekuestrimit të telefonit që i dyshuari kanë poseduar me vete, si dhe provave tjera), është nxjerr përfundim se:
Si rezultat i veprimeve nga personi i dyshuar (duke kushtëzuar viktimën për të dhen ryshfet për realizimin e te drejtës se tij/kryerja e punëve ne punishte, si dhe pranimi i ryshfetit shumen prej 1,000.00€ nga i dyshuari/Inspektori i Punës)“, thuhet në njoftim.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari me inicialet G. B., dyshohet se ka kryer veprën penale:
“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.
“Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i KPRK-së.
Sipas policisë, “sot me datë 28.01.2026 i dyshuari i lartcekur është intervistuar në cilësi të personit të dyshuar në prezencën e Avokatit mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore ne Prishtinë, Departamenti i Krimeve te Renda, i dyshuari G. B. është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për procedura të tjera ligjore”.



Të tjera
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1
Hulumtuesit zhvillojnë një lule të re, e cila mund ta pastrojë ajrin e shtëpisë