BMW Group njoftoi një rritje të madhe në shitjet e makinave të saj plotësisht elektrike.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rritje prej 32.4% në mbarë botën krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kompania pretendon se ky trend pozitiv pasqyron një rritje të linjës së saj EV, e cila përfshin modelet BMW, Mini dhe Rolls-Royce.
Por kompania përjetoi rritje të dukshme në tregjet e saj kryesore: Evropa pa një rritje prej 6.2%, dhe Shtetet e Bashkuara shënuan një rritje prej 4.0% në dërgesat.
Duke përjashtuar Kinën, rritja e BMW Group qëndroi në një masë mbresëlënëse prej 5.9%, duke treguar kërkesë të fortë në rajone të ndryshme.



Të tjera
Sekuestrohet ar i padeklaruar në Hani të Elezit
Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Votuesve