Në Serbi janë të tronditur nga disfata që pësuan nga Shqipëria në kuadër të Grupit K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
Akuza, përplasje e dorëheqje.
Rade Bogdanoviq godet rëndë Dragan Stojkoviqin – Piksini!
Ai u tërbua nga lëvizja e selektorit serb pas humbjes nga Shqipëria!
Pas ndeshjes, Stojkoviq dha dorëheqje.
Kjo e shqetësoi Rade Bogdanoviqin, i cili tha në “TV Prva”: “Turp.
Është turp.
Është turp, nuk është një vendim i çuditshëm, është turp.
Shko kundër Andorrës, përfundo dy ndeshje të tjera dhe largohu si zotëri. Është turp, një tradhti, një lloj arrogance.
Gjatë gjithë këtyre viteve, kam ndjekur dhe analizuar dhe kam thënë se selektori nuk mund të thotë se na ka çuar në Kampionatin Evropian dhe Botëror”.



Të tjera
Çfarë duhet të bëni që vetura të mos ngrijë gjatë natës?
UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027
Sveçla reagon pas vdekjes së policit Rexhep Gashi: “Duhet të parandalojmë tragjedi të tilla”