Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka evakuuar 3 familje në lagjen Kodra e Trimave, përkatësisht në rrugën “Aziz Zhilivoda” .
Kjo për shkak të vërshimeve të fundit që kanë përfshirë territorin e Kosovës, shkruan KosovaPost.
“Familjet janë sistemuar përkohësisht dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të mbulojë pagesën e qirasë deri në renovimin e plotë të shtëpive të tyre.”, thuhet në njoftim.
“Sot, Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me DSE, ka realizuar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për këto familje. Falënderojmë Kryqin e Kuq të Kosovës për ndihmën dhe solidaritetin e treguar ndaj familjeve të goditura nga këto vërshime.”, thuhet tutje.



Të tjera
Kujdesi për flokët në dimër
Nisin në Hagë seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë
Disa gjëra për të cilat njerëzit pendohen kur plaken