Xhiro e 7-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me dy ndeshje.
Ndeshja më interesante e ditës së sotme është ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Skuadra gjilanase s’e ka nisur aspak mirë edicionin e ri të Superligë, ku ka regjistruar vetëm një fitore pas 6 xhirove të luajtura, krahas dy barazimeve e tre humbjeve. Ata pozicionohet aktualisht në vendin e 8-të me 5 pikë të mbledhura.
Prishtina ndërkohë vjen pas një fitore të pastër 3-0 ndaj Dukagjinit në kryeqytet, e cila pas 5 xhirove të luajtura ka tre fitore, një barazim e një humbje, e pozicionuar në vendin e 6-të me 10 pikë.
Sfida tjetër që do të zhvillohet sot është ajo Feronikelit 74 dhe Malishevës.
Skuadra e Feronikelit 74 është e vetmja e cila ende nuk e ka shijuar fitoren apo pikët e para në kampionat, ku në 6 xhiro të luajtura, ata kanë po aq humbje, të ranguar si të fundit në tabelë me asnjë pikë.
E formë krejtësisht të kundërt ka skuadra e Malishevës, e cila aktualisht i prin tabelës me 13 pikë. Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka pasur një start tejet impresiv në këtë fillim të kampionatit, ku ka regjistruar katër fitore, krahas një barazimi e një humbje.
Të dyja duelet fillojnë sot nga ora 15:00.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim