Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Jozi goditi me shuplakë Gjestin, rrjetet sociale janë përfshirë nga reagime të shumta.
Fansat dhe emra të njohur nga bota e artit dhe showbiz-it shqiptar shprehën indinjatën e tyre, duke e cilësuar aktin si të papranueshëm dhe duke kërkuar që Jozi të përballet me pasojat ligjore të veprimit të tij.

Në qytetin e New York-ut, portreti i Gjestit është shfaqur në disa ekrane gjigante, ku shkruhej: “E gjithë Amerika është me ty Gjest” – një mesazh solidariteti që emocionoi shumë ndjekës.
Ndërkohë, publiku vazhdon të shprehë solidaritetin ndaj Gjestit dhe të dënojë dhunën në çdo formë. /



Të tjera
“Është e mundur”, Xherdan Shaqiri paralajmëron largimin nga Baseli
Lamine Yamal i pakënaqur me rolin e rezervistit te Spanja, kërkon të startojë ndaj Arabisë Saudite
Pesë ushqime që do t’ju ndihmojnë të largoni nikotinën nga trupi juaj