Edon Zhegrova protagonist, me shokë e gjunjëzon Realin! Bayern kokulur, Liverpool e Juventus ballëlart

Senzacion, Lille para shikuesve të vet e ka mposhtur super favoritin Real Madridin, me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së dytë të Champions League në futboll.

Reprezentuesi i  Kosovës, Edon Zhegrova është paraqitur nga minuta e parë dhe ka treguar lojë të madhe, herë – herë ka kërcënuar me goditje portën e kampionit në fuqi të Evropës.

Real Madridit luftojë deri në pikë e fundit por nuk shënuan në portën e skuadrës vendase.

Image

Renditja

Në minutën e 44-të, ‘Edon ZHegrova goditi nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra dhe Camavinga ka luajtur me dorë, pas shikimit të VAR gjyqtari akordoi penallti.

Në minutën e 45+3 Jonathan David shënoi nga penalltia, 1:0 për Lillen.

Rezultatet
Aston Villa – Bayern 1:0 (0:0)
Benfica – Atletico Madrid  4:0 (1:0)
Dinamo Zagreb –Monaco  2:2 (1:0)
Lille – Real  1:0 (1:0)
Liverpool – Bologna 2:0 (1:0)
Leipzig – Juventus  2:3 (1:0)
Sturm – Club Brugge  0:1 (0:1)

Benfica ka treguar lojë shumë të mirë duke e mposhtur me rezultat 4:0 Atletico Madridin.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll kthehet duarthatë nga Lisbona.

Akturkoglu shënoi në minutën e 13-të, Di Maria në atë të 52-tën, Bah (75’) e Kokcu (84’).

Aston Villa në BIrminhgan e trand me rezultat 1:0 Bayern Munihun.

Futbollisti Jhon Duran trand Bayernin, duke shënuar në minutën e 79-të.

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Bologna-s.

Golat i realizuan Mac Allister (11’) e  Salah (75’).

Leipzig ka pësuar humbje si vendas me rezultat 3:2 nga Juventusi.

Sesko shënoi në minutën e 30-të dhe të 64-tën nga penalltia për Leipzigun dhe Vllahoviq ka realizuar në minutën e 50-të, 69-tën e Conceicao (83’) për Juven.

Portieri i Juventusit Di Gregorio është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 59-të.

Kapiteni Arijan Ademi është paraqitur nga minuta e parë për Dinamon e Zagrebit.

Dinamo ka barazuar me rezultat 2:2 mme Monacon. Për Dinamon realizuan Suçiç (45+3′) e Baturina (66′) dhe për Monacon shënuan Salisu (75′) e Zakaria (90’ – nga penalltia).

Ademi është zëvendësua rnë minutën e 63-të.

Kapiteni Ademi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 38-të.